Nga xhami i një Lambo/ Ja si e shohin botën çuni i Papulit me motrën Tao Ballës dhe jeta prej “superstari” e tyre

Sot ata janë në Mykonos. Po kalojnë pushimet mes resorteve dhe klubeve ekskuzive të zonës. Mesiguri në kthim nga Greqia do freskohen pak edhe nëpër jug, nëse skanë planfikuar shpejt e shpejt ndonjë pushim tjetër ekzotik jashtë Shqipërisë. Por edhe po u kthyen në vend të vet, nuk do bien në monotoni. Do i hipin Lambos dhe do “djegin” karburant rrugëve. Më pas do shkojnë diku për sushi, e më pas disa foto për të reklamuar “zingjinitetin” e vet.
Kjo është panorama normale e dy të rinjve të pasur. Kështu bëjnë të pasurit. Zbresin nga Lambo e hipin në jaht e më pas verojnë gjireve dhe plazheve luksozë. Kështu po veprojnë edhe subjektet e këtij shkrimi. Por këta që ne po flasim nuk janë pasardhës dinastish të kamur, por familjarët e atyre që vazhdimisht janë akuzuar se jetojnë në luks në mënyrë të dyshimte.
E para e ka vëllain ministër të kësaj qeverie. E ka patur edhe ministër të brëndshëm. E di vëllai i saj, se si ministër i brëndshëm mori vesh me dhjetra raste të qytetarëve që i jepnin fund jetës si pasojë e mungesës së bukës së gojës. I di mirë i vëllai këto, sepse ka vite që bredh shqipërinë dhe zonat elektorale cep më cep. E di se me çfarë varfërie jetojnë Shqiptarët, por nuk ka patur kohë tja thotë të motrës, e cila vanitetin dhe pasurinë e saj te cilen as nuk e di se si i erdhi ne dore, nuk lë asnjë rast pa ja përplasur në surrat këtij populli të lodhur nga lufta e përditshme me bukën e gojës.
Ndërsa tjetri, edhe ky një zengjin i ri, i një zengjini pak më të vjetër i të cilët edhe përse mbajnë “peng” një leje ndërtimi të miratuar sepse nuk kanë para të paguajnë taksën e infrastrukturës, sërish nuk heqin dorë nga reklamimi i një jete plot luks dhe të shfrenuar.
Injorancë, sfidë apo delirim? Askush nuk mund ta thotë këtë, por ajo që dihet mesiguri është se të tilla shfaqje demostrative të luksit dhe vanitetit, janë të pavenda për të dy personazhet, familjarët e të cilëve bënë prona dhe pasuri në kurriz të një populli që sot rri dhe shohin videot e tyre të një jetë plot shkëlqim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *