Aksident fatal në Tiranë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit rreth orës 02:25 të datës 29 prill, në rrugën “29 Nëntori” në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit me iniciale J.M., 35 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paindetifikuar, i cili po kalonte trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes këmbësori rreth 70 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *