Bullizmi i faktuar i Ramës përballë çyrykllëkut të çertifikuar opozitar (Emrat e shoqerisë civile që duhet të reagonin por janë në “gargarë” ndaj të “Madhit” për një mandat, dhe përse opozita nuk i denoncon me emra)

Nga Elio Laze

Ka ditë që opinionin publik e kanë irrituar disa deklarata ofenduese dhe bullizuese të përdorur nga kryeministri në takime apo fjalime të ndryshme. Irritim legjitim i shikuesve i cili e detyroi kryeministrin të kërkojë ndjesë për disa prej shprehjeve të tij.

Kjo solli dhe hapjen e “oreksit” opozitar për të goditur kundërshtarin, pikërisht në gabimet e tij. Dhe përveç mijëra gabimeve që Kryeministri ka, pikërisht gjuha bullizuese dhe ofenduese ishte një gafë e fortë e cila natyrisht duhej përdorur.

Opozita reagoi nëpërmjet disa deklaratave të vakta. E po ashtu dhe mediat pranë opozitës. Më shumë opozita dhe media e saj u fokusuan në pyetjen se përse NUK reaguan shoqatat apo OJF të ndryshme të cilat janë nginjur me projekte milionëshe.
Pyetja është e drejtë dhe legjitime. Por a mundet që partia që pretendon pushtetin dhe media e saj kryesore, këtë temë ta lënë deri tek pyetja: “Përse nuk reagojnë shoqatat”?

Sigurisht që jo. Pyetja që shtrohet meriton edhe përgjigje. Përgjigje të cilën Partia Demokratike dhe media e saj e lanë gjysmake, po e japim neve sot.
Shoqeria civile apo shoqatat nuk kanë si të reagojnë sepse ato janë vetë kandidatë të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës. Dy prej më aktivëve në shoqerinë civile vitet e fundit janë në listë. Iris Luarasi është në listë të mbyllur (pra e ka mandatin në xhep) ndërsa tjetri Mirgit Vataj është në listë të hapur dhe është poshtë e përpjet duke kërkuar vota.

Egzaktësisht ky person drejton së bashku me Altin Azizajn (edhe ky duke kerkuar vota per partine socialiste dhe “veglen” e tij Mirgit), projektin Alo 116 që është fiks vendi që duhet të reagonte për gjuhën bullizuese të Kryeministrit. Por drejtuesi i projektit i cili është kapur edhe në skandal seksual me punonjëse të qëndrës, Mirgit Vataj sot është kandidat. Kërkon vota për Edi Ramën. Bën fushatë me lëket e projekteve që ka marrë nga Edi Rama për të mbrojtur fëmijët nga Edi Rama dhe të tjerë xhaxha si Edi Rama.

I njëjtë është edhe rasti i Iris Luarasit. Zonja bashkë me zonja, zonjusha dhe zotërusha të “shoqerisë civile”, kanë dalë rrugëve duke kërkuar vota. Dhe kwta tw gjithw bashkw i drejton ajo qw ka nw dorw lekwt qw kwta marrin nga projektet.

Ministrja Ogerta Manastirliu qw wshtw edhe drejtuese fushate!

Por partia që kërkon pushtetin nuk i bie nga pas këtyre historive. Përse? Mos vallë kemi të majtë dhe të djathtë por “euro” nuk e di cila parti është në pushtet dhe qarkullon majtas e djathtas nëpërmjet projekteve?
Po.
Kryeministri është ofendues dhe bullizues. Dhe po. Kemi shoqata dhe OJF që marrin miliona euro pikërisht për këto raste. Por kemi edhe opozitë e cila kërkon të vijë në pushtet, e cila nëse misionin e saj nuk e ka të çrrënjose regjimin por të jetë pjesë e “llokmës”, është duke ndjekur rrugën më të gabuar. Kur nuk mundet të denoncojë Iris Luarasin, Mirgit Vatën dhe Ogerta Manastirliun me prova dhe fakte, çfarë denoncimesh dhe drejtësie do bëjë kjo opozitë nesër, kur të jetë në pushtet?

Kjo mefshtësi e opozitës për ta çuar një denoncim deri në fund, e nuk legjitimon deri diku termin “çyryk” që siç e kuptojmë Edi Rama se ka hiç me votuesit e zakonshëm, por i drejtohet kundërshtarëve të tij politik.
Dhe kjo mefshtësi, frikë apo cyrykllëk i opozitës dhe i kujtdo që kërkon të largojë Edi Ramën nga pushteti, thjesht i hap rrugën dhe i jep qetësinë që AI kërkon. Atë të mandatit të pestë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *