SHKOPA KOKËS/ A janë call centerat dhe konfliktet për vjedhjet me “forex” arsyeja që Kliton Sulçe dhunoi Krist Fufin?

Ditën e djeshme një lajm i mjegullt dhe i paqartë qarkulloi në media.

Diku në një lokal në zonën e Lundrës, pranë rezidanceve luksoze kishte ndodhur një përleshje masive.

 

Një tufë cunash kishin kërkuar dhe më pas sulmuar një djalë tjetër. Në mënyrë të shfrenuar dhe frenetike ky grup prej më shumë se 6 personash pasi e gjetën, e dhunuan objektivin.

Emri i të plagosurit u zbardh shpejt. Ai ishte Kristi Fufi, djali i ish deputetit të Partisë Demokratike Mhill Fufi.

Por kaq u tha. Vetëm emrin e “viktimës” na serviri policia. Por nuk na solli as autorin/autorët e dyshuar, dhe as motivin.
Priza.al hulumtoi pak më thellë në këtë histori që policia e Ilir Prodës si çdo ngjarje e fsheh dhe të dhënat e përfituara janë interesante.
Njëri ndër sulmuesit dhe organizatori, sipas burimeve tona është pikërisht djali në foto. Djali quhet Kliton Faik Sulçe, lindur në vitin 1987 dhe rritur në Tirane. Kliton Sulçe nuk është një emër i panjohur. Prej vitesh Kliton Sulçe i njohur edhe me nofkën “KINEZI” drejton disa prej celulave më të rëndësishme të vjedhjes më forex në Tiranë. I pozicionuar në disa prej pikave të Tiranës, nga zyra e tij qendrore pranë stadiumit Dinamo Kliton Sulçe drejton një rrjet shumë të madh të vjedhjes me call centera. Këtë aktivitet Kliton Sulçe e kamuflon pas kompanisë “Datatrain shpk” të themeluar në dhjetor të 2021. Që në objekt të veprimtarisë të subjektit të regjistruar, Kliton Sulçe e “deklaron” qartë që ky bisnes nëpërmjet të cilit qarkullon miliona euro është një “magazinë” ku futen milionat që ky dhe grupi i tij i vjedhin spanjollëve, gjermanëve, francëze e së fundmi dhe amerikanëve apo kanadezëve. Më pas me milionat e vjedhura Kliton Sulçe dhe grupi i tij kanë ndërtuar një mekanizëm interesant të qarkullimit, investimit dhe pastrimit të milionave të vjedhura.

Rasti Klaus dhe Rei Shaqiri


Nuk është hera e parë që Tirana përgjaket nga grupet frenetike të të rinjve që të errur sysh nga milionat e vjedhjeve forex, rrihen dhe dhunohen rrugëve. Para pak muajsh një tjetër grup vjedhjes që drejtohet nga Klaus Shaqiri (inspektor shëndetësor me zanat, dhe prestanome i Belind Këlliçit) u përfshi së bashku me vëllain e tij Rei Shaqiri në një përleshje të dhunshme më një tjetër grup që i kishin shitur disa lista (pra numra viktimash), të përdorura.
Debati për 20.000 eurot e shkuara dëm, përfundoi me grushta dhe leva kokës.
Rasti i djeshëm ku dhuna barbare për lekët e forexave ushtrohet mes Tiranës nuk është as i pari dhe me gjasa nuk do të jetë as i fundit. Uria për një treg të jashtëligjshëm që gjeneron miliarda euro në vit, ka kapluar shumëkënd në vend, dhe me pak njohje në polici dhe pak lekë të dhëna, kushdo mund të hyjë në këtë treg e të vjedhë kë të dojë.
Rastet që janë goditur apo janë dënuar janë vetëm rastet që janë referuar nga policitë dhe organet ligjzbatuese të huaja, të cilat i kanë “rënë mbrapa” lekëve të veta. Policia dhe organet ligjzbatuese shqiptare janë thjesht pjesë e mekanizmit “20%” që marrin për të mbyllur sy e veshë bashkë.
-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *