Dy veprimet e tmerrshme që bëri i dashuri pasi vrau Ilarian

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Ilarias, studentes shqiptare në Itali. Pasi vrau të renë, sipas mediave italiane, Samson shkoi të hante me një shoqen e viktimës, duke iu hapur asaj për problemet me ish të dashurën dhe një takim në të ardhmen me një vajzë tjetër.

Pas rrëfimit të nënës, tashmë e arrestuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit, nën vëzhgimin e hetuesve kanë kaluar edhe dy shokë të 23-vjeçarit. Celularët e të dyve lidhen me të njëjtat qeliza telefonike të Ilarias, celulari i së cilës nuk është gjetur ende. Sot në shtëpinë e autorit do të bëhet një tjetër inspektim.

Sipas dëshmisë së shoqes së dhomës së Ilarias, pasditen e 25 Marsit, Samson ka hyrë në shtëpinë e ish të dashurës shqiptare dhe ka përdorur kompjuterin e saj duke bërë foto të bisedave personale të 22-vjeçares me një djalë tjetër. Madje ka tentuar që ta marrë me vete kompjuterin, por pa sukses.

Një detaj tjetër që është zbuluar është se dyshja ndanin vendndodhjen e tyre nëpërmjet një aplikacioni në celularët e tyre. Në orën 22:00 të 25 Marsit, Ilaria thuhet se ka shkuar në apartamentin e tij duke i çuar një çantë me rroba dhe gjëra të tij personale. Më pas ajo ka ndenjur për të fjetur atje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *