Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk është i shqetësuar me tarifën 10% që Donald Trump vendosi për mallrat shqiptare që eksportohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Unë nuk kam asnjë koment për këtë, nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë, qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe komode për vetë pozicionin tonë, volumin e tregtisë që kemi me SHBA-në dhe në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim” tha ai.
