Disa ditë pas skandalit, Policia e Tiranës ka ndaluar Arben Goxhen pronarin e kompanisë AMG Food, i cili më 11 mars importoi nga Brazili gati 8 tonë mish pule që sipas AKU-së rezultoi i kontaminuar me salmonelë, që përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe që ende nuk është tërhequr e gjithë sasia.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin Arben Goxha, 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Por policia thekson se pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i Arben Goxhes.
