Italia paketon drejt Shqipërisë biznesmenin që inskenoi vdekjen në Pukë

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’i shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.

Vendimi përfundimtar është marrë nga ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio, pasi gjykata e Apelit e Perugias dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit në maj të vitit të kaluar.

Në një reagim për “Il Messaggero Umbria”, biznesmeni Pecorelli ka deklaruar se nuk do ta apelojë vendimin.

“Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara.

Po mendoj të mos apeloj por duke qenë se probabiliteti i ulët i suksesit, preferoj të shkoj në Shqipëri”, ka thënë ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *