LIVE-Rama: 11 Maji, peshë gjeopolitike! Në BE do marrim 1.2 miliardë Euro ekstra

Për kryeministrin Edi Rama, zgjedhjet e 11 Majit kanë peshë gjeopolitike. Nga mbledhja e grupit theksoi peshën e brendshme dhe të jashtme. Sulmoi opozitën dhe partitë e reja.

300 milionë euro ekstra në vit që vijnë për bujqësinë nga BE dhe në total 1.2 miliardë ekstra cdo vit përtej buxhetit dhe të ardhurat e tjera nga institucionet e tjera financiare. Kjo është pesha gjeopolitike e këtyre zgjedhjeve.

Pesha e brendshme lidhet me ekonominë e 2030, puna, lidhet me shëndetësinë e 2030 dhe do të na duhet të ndajmë me publikun hobin e ri cilësor që kemi programuar për shëndetësinë, me arsimin dhe sigurinë, e drejtësinë e 2030. Ata shkatërruan bazat e industrisë ushtarake dhe po e ndërtojmë.

Nuk ka parti të reja që mund të bëjmë 1/100 e asaj që mund të bëjmë ne. Nuk mjafton të kesh një altoparlant dhe vetëm të shash për të marrë përgjegjësi qeverisje. Ne do u japim mundësinë shqiptarëve që të zgjedhin një parti të re, më të renë e këtyre zgjedhjeve” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *