SHBA ndaloi ndihmën ushtarake për Ukrainën, reagon Rubio: Duam t’i çojmë rusët në tryezën e bisedimeve

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë për të ndaluar ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.

Në orët e fundit Rubio ka reaguar në platformën X ku thotë që Trump është i vetmi lider që i jep fund luftës në Ukrainë.

“Presidenti Trump është i vetmi lider në botë për momentin, i cili madje ka një shans për t’i dhënë një fund të qëndrueshëm dhe të qëndrueshëm luftës në Ukrainë”., shkroi Rubio.

Ndihma ushtarake amerikane ishte miratuar nga administrata e mëparshme e presidentit demokrat Joe Biden. Sipas shifrave të Departamentit të Shtetit, SHBA ofroi “ndihmë ushtarake (me vlerë) 65.9 miliardë dollarë” për Ukrainën nga 24 shkurt 2022 deri më 20 janar 2025.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *