Një 30-vjeçar është ekstraduar nga Madridi pasi akuzohet për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit.
Në tetor të 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit me iniciale F.Gj., në Koplik u zbulua një serë ku ishin kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje.
Ndërsa në vitin 2023 Gjykata e Shkodrës i ka caktuar atij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “kultivimi i bimëve narkotiek” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nëpërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, u finalizua procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri.
