Bashkëpunuan me grupet kriminale, dalin sot në gjyq 3 policët

Ditën e sotme në orën 11:00 do të mbahet seanca për tre policët që u arrestuan gjatë operaccionit të SPAK.

Seanca do të zhvillohet për vlerësimin e masave të sigurisë për Ervis Alisinanaj, shef krimesh në Lushnjë, për Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë dhe Erdit Hazizaj ish pjesë e forcave operacionale. Ndërsa në kërkim është shefi i kufirit Sarandë Elvis Dervishi.

Ata akuzohen se kanë ndihmuar grupet kriminale në Sarande, Gjirokastër dhe Tepelenë për të kultivuar dhe trafikuar kanabis.

Sipas SPAK, policët e inkriminuar rezultonin se kanë qenë përdorues të aplikacionit SKY ECC me të cilët mbanin kontakte me grupet kriminale për ti siguruar mbështetje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *