Po numërohen votat e Diasporës, Kurti udhëheq bindshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka procesuar rezultatet nga numërimi i 44.19% të vendvotimeve nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme, kur numërimi ka përfunduar në 19 kuti, nga 43 gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin me 81.89 për qind të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e dyta me 7.21% të votave dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK)që ka marrë 5.75%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.54 për qind të votave e Koalicioni për Familjen 1.07 për qind.

Numërimi i votave të hedhura në 30 përfaqësi diplomatike ka filluar të mërkurën pasdite.

Sipas KQZ-së, përfundimi i numërimit të mbi 15 mijë votave i paraprin procesit të numërimit të votave që janë dërguar me postë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *