Në luftën Rusi – Ukrainë ka filluar një epokë e re pas telefonatës mes presidentit amerikan Donald Trumpdhe presidentit rus Vladimir Putin, mosmarrëveshjeve të hapura midis SHBA-së dhe evropianëvenë Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe disa zhvillimeve të tjera. Aktivitetet diplomatike janë intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit: para së gjithash, evropianët dhe vetë Ukraina po përpiqen të riorganizohen. Pikërisht për këtë arsye presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi Turqinëkëtë javë.
Turqia aktualisht nuk është ulur në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, por presidenti i saj Recep Tayyip Erdoganende ka shpresë se vendi i tij do të luajë një rol kyç në bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë si dhe në arkitekturën e re të sigurisë.
Balanca e Turqisë mes Rusisë dhe Ukrainës
Gjatë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, Turqiavazhdimisht u përpoq të mbante kanalet diplomatike të hapura për të dyja palët, duke kultivuar marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin. Erdogan dëshiron të vazhdojë këtë politikë.
Ai e përsëriti këtë gjatë vizitës së Zelenskit në Ankara. Erdogan deklaroi se Turqia do të japë të gjithë mbështetjen e mundshme për të siguruar që negociatat të përfundojnë në një paqe të qëndrueshme. Ai rekomandoi Turqinë si “një mikpritëse ideale për bisedimet e mundshme midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA”. Erdogan theksoi se të dyja palët e shohin Turqinë si një “ndërmjetësues të besuar”. Por nuk dihet nëse ky propozim do të pranohet.
Anashkalimi i Turqisë
Helin Sari Ertem, një shkencëtare politike në Universitetin Medeniyet në Stamboll, thekson se Turqia prej kohësh dëshiron të marrë rolin e ndërmjetësit në këtë konflikt si një fuqi rajonale në rritje. Megjithatë, përpjekjet turke kohët e fundit kanë hasur në pengesa.
“Turqia është ndjerë e përjashtuar – ashtu si edhe vendet evropiane – që nga samiti SHBA-Rusi në Arabinë Saudite. Kjo duhet theksuar qartë.” Ankaraja ka investuar shumë në rolin e saj ndërmjetësues. “Por a do të luajë akoma Turqia një rol? Është e mundur që SHBA-ja e do këtë,” thotë Ertem, duke shtuar se Turqia është e gatshme të marrë këtë rol.
Turqia ka luajtur një rol konstruktiv në krijimin e të ashtuquajturit “korridori i grurit” në Detin e Zi, i cili mundësoi eksportin e produkteve kryesore ushqimore nga Ukraina. Fatih Ceylan, ish-ambasador turk në NATO, kujton se Ankaraja u përpoq të ndërmjetësonte negociatat në Antalia dhe Stamboll në muajt e parë të luftës.
Megjithatë, përjashtimi i Evropës nga diskutimi për rolin e Turqisë i ka vënë të gjithë partnerët evropianë të Ukrainës – dhe vetë Turqinë – në një pozitë të palakmueshme. Derisa të bëhet e qartë se çfarë lloj plani po propozohet, është e pamundur të jepet ndonjë mbështetje e vlefshme. “Është një iluzion”, thotë Ceylan.
