Në një lidhje me skype nga shba ku banon prej pothujse 30 vitesh, publicisti disident Ilir Demalia ka komentuar zhvillimet e fundit politike te vendit.
Duke u ndalur jo vetem tek arrestimi i kryebashkiakut Veliaj por edhe tek sjellja e prokuroreve me te parin e qytetit.
Vete kryetari i bashkise me nje status ne rrjetet sociale diten e sotme ka pohuar se me urdher te prokuroreve te SPAK, gjendet pothuajse ne kushte izolimi total duke i mohuar kontaktet me bashkpuntoret e tij te cilet vijojne detyren e drejtimit te bashkise se Tiranes.
Çfarë mund të më bëjnë me shumë, të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanet e gruas time, me një LETER ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës”, shkruan Veliaj.
Duke u ndalur në detaje të dosjes hetimore, Veliaj thotë se Dado po i kërkon llogari për një makinë të blerë nga vjehrri Arben Xoxa me okazion në Gjermani të cilën më pas ia ka shitur një nipi të tij. E në gjithë këtë histori, Veliaj shkruan se nipi pas vdekjes së Xoxës e ka shitur makinën në portale të llojit ‘merr e jep’ apo ‘shit e bli’ dhe kryebashkiaku po akuzohet se ka pastruar paratë e korrupsionit në Bashki.
