13 të arrestuar në Kavajë me kokainë, silenciatorë dhe antiplumb

Shitnin doza kokaine dhe kanabisi në afërsi të shkollave në Kavajë në bashkëpunim dhe individualisht, identifikohen 15 persona. Vihen në pranga 13 prej tyre, 1 në hetim, tjetri shpallet në kërkim.

Sekuestrohen qindra doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza dhe shuma parash. Gjithashtu, sekuestrohen 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, që u gjetën në një ambient në Kavajë, që dyshohet se ishte përshtatur për modifikimin e armëve të zjarrit.

Të arrestuarit; 

R. Gj., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;
R. D., 29 vjeç, banues në Kavajë;
E. D., 22 vjeç, banues në Kavajë;
R. L., 25 vjeç, banues në Kavajë;
R. K., 19 vjeç, banues në Kavajë;
A. Sh., 23 vjeç, banues në Kavajë;
R. Sh., 21 vjeç, banues në Kavajë;
E. M., 29 vjeç, banues në Kavajë;
B. B., 33 vjeç, banues në Kavajë;
S. A., 25 vjeç, banues në Kavajë;
K. V., 52 vjeç, banues në Kavajë;
B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Synej;
A. Xh., 38 vjeç, banues në Kavajë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *