Tre skenarë, kush do të votojë me elektronikë në 11 Maj?

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka propozuar tre variante për procesin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 11 majit.

Në skenarin e parë, KQZ propozon votimin dhe numërimin elektronik në 5 njësinë të kryeqytetit dhe në Vorë.

Skenari i dytë parashikon zhvillimin e këtij procesi në njësitë 2, 3, 5, 9 dhe 10 në Tiranë ndërsa zona e Vorës mbetet e njëjtë.

Skenari i tretë nuk përmban vetëm Tiranën por edhe qytetin e Durrësit.

Partia Demokratike ka refuzuar që procesi i votimit dhe numërimit elektronik të shtrihet në nivel qarku në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *