Safet Bajri transferohet nga Drejtoria e Policisë për në Bllokun e Sigurisë

Safet Bajri, i njohur si “i forti” i Dobraçit, është arrestuar në mesditë në banesën e tij në Shkodër dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pas qëndrimit të shkurtër aty, Bajri është transferuar në Bllokun e Sigurisë.

Ai është i dyshuar për disa vepra të rënda, përfshirë vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 dhe masakrën e Dobraçit të 30 tetorit 2024, ku humbën jetën 4 persona, përfshirë të pafajshmit Bashkim dhe Flutura Basha.

Bajri dyshohet gjithashtu për atentatin ndaj Aleksandër Prendit në gusht 2024, dhe për lidhjet e tij me atentate të tjera, përfshirë ato ndaj Vladimir Bruçit. Hetimi i SPAK ka qenë shumë sekret dhe Bajri pritet të përballet me Gjykatën e Posaçme për akuzat ndaj tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *