65 mm shi në një orë, përmbytje të mëdha në disa zona në Itali

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të Italisë.

Situata më problematike raportohet në ishullin e Elbas dhe Portoferraio, ku autoritetet konfirmojnë se vetëm në një orë kanë rënë 65 mm shi, duke shtuar rrezikun për rrëshqitje dherash.

Bashkia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos përdorin makina dhe të mos tentojnë të dalin pasi rrugët hyrëse janë të bllokuara.

Ndërsa ekipet e shpëtimit kanë zbritur në terren dhe kanë shpëtuar dhjetëra banorë të bllokuar në banesa dhe makinat e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *