Vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër, Prokuroria pyet shoqet dhe mësuesit

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për arsyet që çuan 17-vjeçaren Irsa Muçollari në vetëvrasje. Dyshohet se ajo mund të ketë i dhënë fund jetës pasi bullizohej në shkollë, por asnjë nga mësuesit, shokët e klasës apo psikologët e shkollës nuk pranojnë të kenë parë ndonjë ngacmim ndaj saj.

Sot pritet të merret dëshmia e dy shoqeve të Irsës për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.

Një detaj i rëndësishëm është fakti që, para se të kryente vetëvrasjen, Irsa kishte ndezur tre qirinj në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe kishte bërë një deklaratë që duket se paralajmëronte tragjedinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *