Vrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër/ Hoxha-Dogjanit: Është dramë familjare, mos e bëni politike

Gjatë seancës plenare të Kuvendit, ministri Hoxha ka kritikuar ashpër përdorimin e tragjedive personale dhe vrasjeve në politikë, duke e quajtur të papranueshme që të përdoren drama familjare për përfitime politike.

Ai iu referua vrasjes së Gjirkostres, duke theksuar se ajo që thuhet nga disa kolegë të tij për këtë ngjarje si një dramë e varfërisë nuk është e vërtetë.

“Të bësh politikë me vrasje dhe drama familjare është të mos kesh asgjë. Qoftë me vrasjen e Gjirkostres, që thoni se është dramë e varfërisë. Ajo që thoni ju nuk është e vërtetë, sepse është dramë familjare. Kjo është e provuar nga mënyra sesi ka ndodhur kjo dramë familjare. Është dëshpërues dhe shumë politikë që përdorni këtu drama familjare. Gjithsesi, është dëshpërues dhe politike që e merrni nga njerëz të thjeshtë. Në kërkesën për këtë interpelancë, thuhet se ka më shumë vrasje. Po flasim për jetë njerëzish, por kjo nuk mund të baltoset puna e policisë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *