Gabim në regjistrin elektronik, prokurorët saktësojnë: Veliaj nuk është i dënuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të njihet sot me masën e sigurisë pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK.

Seanca filloi në orën 09:00, por u shty për në 13:00 për shkak të kërkesës së avokatëve për t’u njohur me aktet hetimore. Dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani, saktësuan se Veliaj nuk është person i dënuar, pas një gabimi në regjistrin elektronik, që e përfshinte si të tillë.

Ky saktësim u bë gjatë seancës, ku prokurorët pranuan se ishte një gabim teknik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *