Noteri që u bë prokuror në kundërshtim flagrant me ligjin Ols Dado e ka hetuar kryebashkiakun Erion Veliaj në konflikt të pastër interesi, që nga dita e parë e fillimit të çështjes.
Ols Dado është përfitues direkt i një leje ndërtimi në Tiranë për një objekt banimi 9 katësh me 2 kate nëntokë në njësinë administrative nr.10, në rrugën e Bogdanëve, m’u në zemër të kryeqytetit, aty ku sipas çmimit të referencës vlera e një prone shkon në mbi 1.5 milion euro.
Në lejen e ndërtimit e miratuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thuhet se: “Godinë banimi dhe shërbim 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim nëntokë në pronë të Terezina Adhami, Ols Dado, Zef Berisha, Eduard Berisha, Ana Shkreli, Franc Berisha, Frederik Berisha, Karmelina Berisha, Mike Berisha, Terezina Berisha, Xhilda Berisha, Atnand Dema, Roland Roshi, Xhuljana Karruku”, me sipërfaqe trualli që zhvillohet 712 m2.
Një tjetër detaj që vihet re nga kjo leje është edhe fakti i përfituesve të tjerë të lejes, ku shumica mbajnë mbiemrin Berisha dhe Shkreli.
Në dritën e këtij fakti lind pyetja: A ka kërkuar prokurori Ols Dado, si përfitues i lejes së ndërtimit, ndonjë favor në tejkalim të planit vendor të bashkisë së Tiranës dhe nëse nuk e ka marrë këtë favor, a ka një ndjenjë hakmarrjeje të tij në të gjithë çështjen e ngritur kundër Veliajt?
A i ka kërkuar edhe një leje tjetër për kullë Ols Dado kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pasi nuk ka marrë favorin e radhës, është hakmarrë duke sajuar procesin hetimor ndaj tij?
Pse Ols Dado nuk e ka deklaruar pjesën e tij të pallatit në ILDKPKI?
Çfarë bëjnë Altin Dumani dhe Artur Metani para këtij fakti kompromentues?
Po gjyqtari kamikaz Erjon Bani a posedon një hotel në Sarandë dhe pse nuk e ka deklaruar sipas ligjit?
