Kthesë në Tiranë, policia merr babanë, kush e qëlloi djalin me 3 plumba?

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 15-vjeçari ka marrë 3 plumba, 1 në shpatull dhe 2 në krah. Policia ka shoqëruar babanë dhe xhaxhain e adoleshentit për dëshmi kontradiktore.

Adoleshenti tha se është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, për të cilën ka thënë se është larguar menjëherë.

Por hetuesit nga këqyrja e vendit të ngjarjes konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilat janë qëlluar nga brenda oborrit. Kjo rrëzon mundësinë e të shtënave të mundshme nga autorë të jashtëm.

Dyshimet e hetuesve janë për një konflikt mes 2 vëllezërve, debat që mund të ketë degraduar në oborr deri në përdorim arme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *