13 të arrestuar në Elbasan për mashtrim në bursa fiktive, në kërkim administratori

arrestuar 13 persona dhe ka proceduar 5 të tjerë për mashtrim kompjuterik, pas një hetimi për aktivitetin e paligjshëm të një Call Center-i që mashtronte shtetas të huaj, kryesisht italianë, për t’investuar në bursa fiktive.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Ç., 29 vjeç, B. F., 46 vjeçe, Sh. I., 31 vjeçe, A. K., 32 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, F. P., 36 vjeçe, G. K., 23 vjeçe, R. L., 31 vjeçe, G. K., 29 vjeç, D. H., 38 vjeçe, S. D., 30 vjeç, A. K., 30 vjeçe, A. C., 24 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim;

-nisi procedimi penal për shtetasit: J. L., D. Ç., M. L., Dh. Z., dhe L. T., për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Shpallet në kërkim administratori i Call Center-it, G. D., dhe u sekuestruan njësi kompjuterike, celularë dhe laptopë të përdorur për këtë aktivitet kriminal.

Policia ka nisur procedimin për veprat penale të mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe punësimit të paligjshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *