TIRANË-Janë njoftuar ndryshime në Kodin Penal pas rasteve të përsëritura për raportet seksuale të të rriturve me moshën e vogël. Pa u mbyllur ende një muaj, në vendin tonë 6 të mitura kanë rënë pre e krimeve seksuale.
Në Divjakë një e mitur 14 vjeç ishte martuar ndërkohë në Pogradec një 12 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga djali i bashkëjetueses së nënës.
Ndërkohë tronditës ishte dhe rasti i shfrytëzimit seksual që i ishte bërë për gati 2 vite një vajze tani 16 vjeç nga një 42 vjeçar me profesion mjek duke e prezantuar si gruan e tij të 4.
McjdiudNga ana tjetër 3 të mitura 15, 16, 17 vjeç në një fshat të Fushë Krujës shfrytëzoheshin për prostitucion për rreth 6 muaj nga 4 të rinj.
Kjo panoramë ka sjellë në vëmendje kodin penal i cili një marrëdhënie seksuale me një të mitur mbi 14 vjeç nuk e cilëson kriminale.
Sipas Draftit të hedhur për diskutim që Top Channel disponon, mosha për të shprehur dakortësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç. Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi.
Sipas ndryshimeve kryerja e akteve me natyrë seksuale me një person të mitur të moshës deri gjashtëmbëdhjetë vjeç, do të dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Përjashtim do të ketë vetëm kur I mituri hyn në një raport intim me një person deri në 2 vite më të madh se ai.
Në zë i veçantë i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostitucioni dhe pornografia me të mitur etj.