Vrasja në Përmet, flet gruaja që u shërbente të moshuarve: Pashë gjak

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Pëllumbarë në Përmet, ku 82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me shkop gruan e tij Afrovitin, ka folur sot gruaja që iu shërbente dhe ndihmonte të moshuarit.

 

Ajo ka treguar se nuk paguhej, por vinte pranë tyre pasi i vinte keq dhe iu çonte qumësht apo ushqime.

 

Gruaja rrëfeu se ishte njoftuar nga vetë Leonidha për Afrovitin, por se ai i kishte thënë se 80-vjeçarja ishte rrëzuar dhe ishte vrarë.

 

Më pas kishte telefonuar infermieren e fshatit, e cila nga ana e saj kishte njoftuar policinë.

 

“Më njoftoi vetë Leonidha. Unë shkova pashë që kisha gjak dhe informova infermieren e fshatit. Ajo njoftoi policinë.

Unë shkoja në mëngjes në orën 8:00 iu çoja qumështin. Biseda e fundit me Afrovitin ishte si gjithmonë, nuk më tregoi asgjë. Nuk isha e punësuar. Ndonjëherë iu çoja dhe gjellë se ishin vetëm.

Kur u çova qumështin ishin të dy bashkë. Ishin si gjithnjë. Iu thosha hajde të hamë bukë dhe ai i tha ‘Afroviti hajde të hamë speca’. Unë nuk paguhesha nga familja, shkoja vetë pa pagesë, pa asgjë.

Kur më tregoi, më tha se vdiq. I thashë se nga se vdiq, më tha se ishte rrëzuar, hajde ta ngremë. Unë nuk shkova ta ngrija. Ai ishte i qetë, as nuk qante. Nuk na foli fare mua e infermieres. Infermierja tha se ka mbaruar”, tregoi dëshmitarja e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *