Zbulohen 6 sera me kanabis në Velipojë, kapen ‘mat’ dy kultivuesit e bimëve (emrat)

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar për kultivim kanabisi. Këta dy persona kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike. 33 vjeçari Oraldo Jaku dhe 28 vjeçari Luigj Shejna u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke zbuluar miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks 2”, si rezultat i një pune hetimore disajavore me metoda proaktive. Falë inteligjencës policore, përdorimit të dronëve të Policisë si dhe hetimeve proaktive evidentohen dhe shkatërrohen 6 minisera ku ishin të kultivuara 270 bimë të dyshuara cannabis sativa. Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke u kujdesur për miniserat me kanabis, dy autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët në kuadër të operacionit policor të koduar “Baks 1”, u vu në pranga një 19-vjeçar dhe u sekuestruan 2 armë zjarri (1 armë zjarri pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, falë inteligjencës policore se dy shtetas nga fshati Baks, kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike, kanë referuar materialet në Prokurori, e cila ka regjistuar procedimin penal. Pas disa javë hetimesh proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks 2”. Në kuadër të operacionit shërbimet e Policisë duke përdorur dhe dronë për të monitoruar lëvizjet e autorëve, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. J., 33 vjeç dhe L. Sh., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Baks, Velipojë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke zbuluar nga plasmasi miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies. materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *