E keni menduar ndonjëhere të merrni një kafshë shtëpiake? Apo mos ndoshta nuk e imagjinoni dot sa përfitime do të keni nëse e shtoni familjen tuaj me këtë pjesëtar të ri kaq të lezetshëm? Epo nëse gjithnjë keni qenë në mëdyshje, erdhi koha të merrni vendimin…
Kafshët shtëpiake përmirësojnë shëndetin tuaj
Të keni kafshë shtëpiake mund t’ju përmirësojë shëndetin. Kjo lidhet me shëndetin mendor fillimisht. Ju nuk do të ndiheni më vetëm, e kur jeni të mërzitur do të kaloni kohë me qenin, macen apo një tjetër kafshë shtëpiake.
Gjithashtu, lidhet edhe me aspektin fizik, sepse ju do të ndiheni më në formë pasi të keni bërë ecje me qenushin tuaj. Të keni një kafshë shtëpiake do t’ju bëjë të shëroheni më shpejt nga problemet e zemrës, të ulet tensioni i lartë i gjakut dhe të merrni më shumë vitaminë D gjatë shëtitjes me të.
Kafshët shtëpiake nuk mund t’ju flasin, por ato ju dëgjojnë
Dukshëm kafshët tuaja shtëpiake nuk mund t’ju flasin, por ato ju dëgjojnë dhe shqetësohen për ndjenjat tuaja. Ato nuk ndihen mirë kur ju mërziteni dhe përpiqen t’ju argëtojnë. Ndërkohë, kur jeni të lumtur ato e ndiejnë dhe e ndajnë këtë emocion me ju.
Kafshët shtëpiake japin dashuri
Kafshët shtëpiake japin dashuri të pakushtëzuar. Ato argëtohen me ju që në mëngjes kur zgjoheni në shtëpi e deri te udhëtimet e largëta. Ato dinë të japin dashuri, njësoj si fëmijët, pa kushte e shumë të vërtetë.