Shembja e hotelit të Fjorentin Belit është pezulluar. Një ditë më parë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në bashkëpunim me forcat e policisë rrethuan zonën në Dhërmi ku ndodhej objekti.
IKMT dhe policia janë tërhequr nga shembja e hotelit, si pasojë e sezonit turistik, ku pritet që aksioni të nisë në përfundim të këtij të fundit.
Lidhur me aksionin për shembjen e hotelit ka pasur ankesa dhe nga pronarë të objekteve të tjera të cilët ndodheshin pranë.
Ky askion nisi vetëm tre ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ku në Bashkinë e Himarës u shpall fitues kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili garonte përballë Jorgo Goros së PS, ndërsa objekt i hotelit ka marrë pjesë si numërues votash.