Ish-kryetari i KQZ, Denar Biba ka marrë një postë të ri. Ai është zyrtarisht anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.
Projekt-vendimi është miratuar në Kuvend ditën e hënë me 91 vota pro, 8 kundër dhe 10 abstenim ditën e sotme është botuar në Fletoren Zyrtare. Biba do të qëndrojë në këtë post për 5 vite.
Ai ka mbajtur më herët postin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Në fund të vitit të kaluar, i përfundoi mandati si zv/ kryetar i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri pasi u krijua KQZ-ja e re.