Igli Cara: Durrësi i mundësive ka hapësira për këdo

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Durrësit Igli Cara, është takuar me qytetarët në zona të ndryshme ku edhe është njohur me problematikat që hasin çdo ditë.

Cara shprehet se shumica e familjeve në Durrës kanë zgjedhur të jetojnë ndershëm. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ai theksoi se më 14 maj do të vijë edhe ndryshimi i shumëpritur për këdo.

STATUSI:

Të jetosh ndershëm është zgjedhja e shumicës së familjeve në Durrës.

Të lënduar nga mungesa e fëmijëve, e nipërve dhe mbesave, të cilët janë larguar jashtë vendit, sepse nuk mund ta përballojnë jetesën dhe mungesën e shpresës.

14 Maji bën ndryshimin!

Durrësi i mundësive dhe i hapësirave për këdo!

Bashkë për çdo familje të qytetit, për familjen tonë të madhe, Durrësin!

Një shtrëngim duarsh, si një premtim!

Premtim i njerëzve të lirë!

Qyteti je ti!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *