BE paralajmëron turistët: Kujdes me…

Frontex, agjencia kufitare e BE-së, ka paralajmëruar turistët jashtë BE-së që të jenë të kujdesshëm në lidhje me dhënien e të dhënave të tyre personale. Ky alarm vjen pasi ka më shumë se 50 faqe interneti jozyrtare që ofrojnë të merren me vizat turistike të kërkuara nga ETIAS.

“Duke qenë se procesi i aplikimit do t’u kërkojë udhëtarëve të paraqesin detajet e pasaportës së tyre, numrin e kartës së kreditit dhe të dhëna të tjera personale, është e rëndësishme të sigurohet që informacione të tilla të ndjeshme të mos keqpërdoren”, thuhet në një deklaratë të Frontex.

Sistemi ETIAS do të shërbejë për të gjurmuar udhëtarët e vendeve të treta, që hyjnë në BE, si dhe për të zbuluar nese ata që i kanë shkelur afatet e qëndrimit. Ky sistem do të zëvendësojë sistemin aktual të vulosjes manuale të pasaportave, i cili është shumë i ngadaltë, nuk ofron të dhëna të besueshme për kalimet kufitare dhe nuk lejon gjithnjë identifikimin e personave që kanë kaluar afatin e qëndrimit.

Pas disa shtyrjesh ne kohe ky sistem që do të lëshojë kundrejt pagesës autorizime udhëtimi për të hyrë në Zonën Shengen për shtetasit e 60 shteteve, ndër to edhe për Shqipërinë pritet që të bëhet plotësisht funksional nga mesi i vitit 2024.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *