Zgjedhjet lokale/ Shtyhet mbledhja e Kryesisë së PS. Ja arsyeja

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste është shtyrë me dy orë. Në të do të vulosen përfundimisht emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mbledhja ishte planifikuar të niste në orën 17:00. Por, ajo është shtyrë me dy orë të tjera për shkak të agjendës së kreut të partisë, njëkohësisht, kryeministrit të vendit Edi Rama.

Thelbi i mbledhjes është vendosja përfundimtare e 61 kandidatëve për kryetarë bashkie. Megjithatë kjo mbledhje është vetëm formale, pasi kandidaturat janë diskutuar  vazhdimisht në mbledhjet dhe takimet e kaluara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *