Policia e Durrësit ka goditur 2 raste të shitjes në doza të lëndës narkotike tip kanabis. Si rezultat është vënë në pranga 20-vjeçar dhe në hetim një shtetas 30-vjeçar.
Blutë kanë sekuestruar lëndën narkotike, të ndara në doza, gati për shitje.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Intensifikim kontrollesh në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale.
Goditen 2 raste të shitjes në doza të lëndës narkotike kanabis, vihet në pranga një 20-vjeçar dhe në hetim një shtetas 30-vjeç.
Sekuestrohen sasi të ndryshme të lëndës narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje.
Shërbimet e Policisë së Durrësit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis. Për këto raste u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 12, Durrës.
Nga kontrollet e ushtruara, në banesën e 20-vjeçarit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, ndërsa shtetasi M. M. u kap teksa mbante me vete disa doza të po kësaj lënde.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”