Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar të mbahet një seancë plenare ku të merren në shqyrtim ditët e paraburgimit të kryera. Seanca lidhur me këtë, e planifikuar të mbahej sot u shty pasi gjykatësi i ri i përcaktuar për çështjen kërkoi kohë për tu njohur me përmbajtjen e dosjes gjyqësore.
Elton Frashëri zëvëndësoi gjykatësin Elis Dine, pas përjashtimit të këtij të fundit.
Saimir Tahiri kërkon të mbahen parasysh edhe kushtet e qëndrimit në paraburgim dhe t’i ofrohen lehtësime. Ish-ministri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, duke përfituar nga ulja me 1/3 të dënimit fillestar prej 5 vitesh.
Pritet që trupi gjykues të vendosë datën në të cilën do të mbahet seanca e rradhës, teksa në atë të ditës së sotme Tahiri nuk u paraqit.