‘Lodhemi kot, duan t’ia japin Messit’. Pepe dhe Fernandez: Si ka mundësi që na sollën një arbitër të një kombi ende në garë. Në djall FIFA!

Portugalia dështoi përballë Marokut, humbi 1-0 dhe u largua nga Kupa e Botës. Ndërkohë që Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot, lojtarë të tjerë të kombëtares luzitane janë kapur me arbitrin argjentinas, Facundo Tello.

Pas akuzave te “veteranit” Pepe që u shpreh se po tentohet të ndihmohet Leo Messi për të fituar Botërorin, ka menduar Bruno Fernandes për t’i fryrë zjarrit të polemikave, ndërkohë që protestoi për një penallti në pjesën e parë.

“Nuk e di nëse do t’ia japin Kupën Argjentinës, por dua të them mendimin tim. Ata (FIFA) shkofshin në djall të gjithë! Është shumë e çuditshme që na dërguan një arbitër nga një Komb që është ende në garë, ndërkohë që në Katar 2022 nuk ka asnjë arbitër portugez.

Përderisa ata arbitrojnë në Champions League, nuk arrij ta kuptoj pse nuk ndodhen këtu. Në pjesën e parë më mohuan një penallti të pastër. Tello e mbajti ndeshjen kundër nesh”, deklaroi mesfushori ofensiv i Manchester United.supersport.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *