Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë dhunuar familjarët e tyre.
Mësohet se shtetësia me iniciale L. G., 43 vjeçe ka dhunuar vajzën, ndërsa shtetasi B. M., 29 vjeç babain e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasen L. G., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.