Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shitjen e pasaportave shqiptare për investitorët e huaj.
Berisha tha se kjo do të çojë në rrezik për sigurinë e vendit, si dhe do të jetë një kanal i zi për të larë paratë e krimit.
Sakaq shtoi se gjatë 9 viteve të pushtetit nga kryeministri Edi Rama është përgjysmuar numri i bizneseve dhe janë larguar qindra investitorë seriozë.
“Shitja e pasaportave është një krim narkotrafikant. PD deklaron se pas legalizimit të kanabisit, amnistinë fiskale, pasaportat janë trinomi i tretë për paranë e pisët.
Pasaporta në narkoshtetin e vetëm siç është Shqipëria është një kanal i zi për të larë paratë toksike, e cila me kullat, monumentet po shkatërron sot pamjet, urbanistikën, trafikun dhe mjedisin. Këto para kanë shndërruar kryeqytetin ndër vendin më të ndotur në Evropë. Edi Rama janë të njohur për shkatërrimin e klimën e biznesit, Gjatë 9 viteve ka rënë konkurrenca e lirë, tenderat misterioze, koncesionet. Pra ëshë përgjysmuar numri i bizneseve dhe janë larguar qindra investitorë. Nuk ka ardhur asnjë biznesmen serioz. Rama po koncesionin edhe shtetësinë shqiptare.