Kapet ‘skifterja’ 29-vjeçare, mashtroi qytetarin se do ta punësonte në Gjermani

Një 29-vjeçare në Tiranë është vënë në pranga për ‘mashtrim’, pasi i ka marrë paratë një qytetari në këmbim të një punësimi në Gjermani. E reja me inicialet V. G., i ka marrë paratë shtetasit A.K., me pretendimin se do ta punësonte atë në Gjermani.

Nuk dihet se sa është sasia e parave të marra nga 29-vjeçarja, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Më datë 04.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. K., me pretendimin për ta punësuar në Gjermani”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *