Është duke u zhvilluar mbledhja e Këshillit të Mandateve, pasi PD ka kërkuar heqjen e imunitetit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Sakaq deputetja e PS-së, Klotilda Bushka ka kërkuar më tepër kohë që deputetët të njihen me kërkesën, pasi ajo dhe kolegët e tjerë kanë qenë jashtë Shqipërie, të angazhuar në konferenca ndërkombëtare.
“Do të ishte në seriozitet të punës së këtij këshilli që të gjithë kolegët të lexojnë materialet para fillimit të prezantimit të kërkesës. Kërkesa ka ardhur në datën 20 kohë kur ne nuk kemi qenë në Tiranë, ndaj do kërkoja që ta shtyjmë në mbledhjen tjetër prezantimin dhe diskutim për këtë çështje, që edhe kolegët ta lexojnë siç duhet”, tha ajo.