Ligji për menaxhimin, Margariti jep përgjigjen “përfundimtare”: Butrinti do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit!

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur këtë të hënë në seancën dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë për ligjin e menaxhimit të Butrintit.

Lidhur me këtë të fundit, Margariti pohoi se Parku i Butrintit do të vijojë të jetë pronë shtetërore. Sipas saj, ministria e Kulturës dhe fondacioni shqiptaro-amerikan janë bashkarisht në këtë marrëveshje.

“Ka pasur shumë pyetje nëse Butrinti do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit. Patjetër që do të jetë pronë e shtetit. Ai do të menaxhohet nga një fondacion i posaçëm. Gjatë dekadës së fundit ky partner strategjik ka kryer një sërë investimesh. Nuk është fondacion i huaj, por shqiptar. Dhe kjo ka qenë një nga kërkesat për informacion. Ministria dhe fondacioni shqiptaro-amerikan janë bashkarisht”, tha ajo.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *