5 muaj para zgjedhjeve/ SHBA mesazh për Berishën: Nuk angazhohemi me non grata

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn shprehet se një opozitë e shëndetshme është me rëndësi kritike për demokracinë e vendit. VanHorn, referuar Sali Berishës i shpallur non grata thekson se Shtetet e Bashkuara i qëndrojmë pozicionit të kahershëm se nuk angazhohen me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor” tha e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *