5 milionë Euro dëm, por SPAK kërkon vetëm 1 vit burg për ish-ministren e Ramës

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me një vit burg të Sonila Qatos, ish-ministre socialiste në kabinetin e Edi Ramës. Qato akuzohet për periudhën që ka qenë në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pas dhënies së pretencës, do të jetë fjala e mbrojtjes dhe në fund do të vendosë gjykata.

Për çfarë akuzohet? 

Sonila Qato akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me prokurimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Hetimet ndaj sih-drejtoreshës së ARRSH nisën pas një kallëzimi të bërë nga një kompani ndërtimi dhe Këshillit të Lartë Shtetëror për abuzime me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Sipas KLSH, dyshohet se vlera e abuzimit në këtë tender kap shifrën e 5 milionë eurove.Sakaq në kallëzimin e depozituar nga kompania e ndërtimit, ata pretendojnë se janë skualifikuar nga gara në mënyrë të padrejtë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *