Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka muaj që e kanë plasur në burg për disa abuzime që sipas prokurorëve janë rreth 800.000 euro veshje, nja 200.000 euro cash dhe ca korrupsione me ca udhëtime me chartera e ndonjë qokë e këtij tipi. Për të gjitha këto më sipër, Erion Veliaj është në burg, në pritje të gjykimit.
Media nuk mundet të kërkojë llogari se përse drejtësia vendosi të veprojë kështu në rastin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por media, si pushtet i katërt dhe rrjedhimisht partnere me tre pushtetet e tjera, e ka të natyrshme të pyese nëse ligji është apo jo i barabartë për të gjithë?
Thënë ndryshe, sot kemi Erion Veliajn të burgosur për ca bakshishe dhe brekë, ndërkohë kemi një vartës të Erion Veliajt që quhet Gjergji Male me detyrë shef sektori në Inspektoriatin e Mbrojtes së Territorit i cili kamufluar nën emrin e të vëllait është bashkëndërtues i një residence rreth 20 milionë euro në zonën e Teg.
Punjonjësi i administratës publike, pa asnjë historik bisnesi rezulton pronar në dy kompani të kamufluara nën emrin e të vëllait Aleks Male. Sipas verifikimeve tona, dy vëllezërit Male arkitekt me profesion nuk kanë asnjë të ardhur të ligjshme, dhe as historik bisnesi që të mbulojë vlerën e investimit.

Ndërkohë nga ana tjetër kemi ortakun e Gjergj Males, shtetasin me rekorde kriminale Arben Kacos Osmani i cili është kamufluar pas emrit të të birit Flavjo Kacos në disa kompani, ku në njërën prej tyre do bashkëinvestojë me drejtor Gjergjin 20 milionë euro.
Arben Kacos Osmani person me disa dënime penale në Shqipëri dhe Greqi, me dy mbiemra mban mbi shputalla disa aktivitete kriminale që përfshijnë kontrabandë ndërkombëtare ikonash, mashtrim me kredi, mashtrim me skemat e rimbursimit me tvsh etj.
Automatikisht ky person do duhej të ishte objekt i hetimit të thelluar për origjinën e lekëve të tij. Ashtu siç tek e fundit ligji ka vepruar ndaj kujtdo që ka rezultuar i arrestuar qoftë edhe për shitje banale droge nëpër europë. I kanë bërë “vetingun” dhe çfarë ka rezultuar e pambuluar me ligjshmëri e kanë sekuestruar. Madje kanë sekuestruar dhe ato që kanë qënë në ligjshmëri.
Por në rastin e Arben Kacos Osmanit ligji nuk vepron njësoj. Dhe ne si pushtet i katërt, dhe partnerë me ligjin, e kemi kryer misionin tonë. I informuam pushtetet e tjera, që UNIT RESIDENCE që ka nisur tashmë të ndërtohet tek dera e Mai Tait, është një konglomerat krimi dhe korrupsioni shtetëror, fshehje të ardhurash dhe burime të dyshimta financiare.


Por pushtetet e tjera, pra partnerët tanë bënë sikur nuk dëgjuan. Ashtu siç bënë oficerët e krimit ekonomik kur e arrestuan para dy viteve në Kavajë Arben Kacosin. Gabuam, kërkohej Arben Osmani, ky ishte Kacosi.
Ashtu sikundër agjentët në terren nuk shohin makinat miliona euro që qarkullojnë nëpër Tiranë djemtë e Arben Kacos Osmanit. Autovetura Audi të serisë RS me vlerë qindra mijëra euro, qarkullojnë në duart e disa fëmijeve që falë babait dhe shtetit që bën sikur nuk sheh, quhen invesitorë.
Ashtu sikundër e kanë lejuar Arben Kacosin që të kamuflojë apartamentin 1.5 milionë euro tek Ambasador 3 në emër të ndërtuesit Klajdi Malo.
Historiku i personazheve të sipërpërmendur dhe historiku i bisnesit të tyre, lë pikëpyetje të mëdha rreth ligjshmërisë së investimit miliona euro që po kryhet mu tek dera e Mai Tai-t tek TEG.
Priza.al pas një serie shkrimesh denoncuese, priti një reagim ose nga kompania ose nga drejtësia.
Por të dy, në mënyrë të sinkronizuar, heshtën. Heshtën në mënyrë të turpshme e më pas ofertat midis “kulaçit” dhe “kërbaçit” ishin forma që ata zgjodhën që ne të heshtim.
Redaksia e priza.al duke falenderuar “kulaç” ofruesit dhe duke i thënë “kërbaç” treguesit që kërbaçit mund tja gjejë vendin e “parkimit”, bën me dije publikisht se të gjithë të sipërpemendurit janë objekt i një padie penale që ne si redaksi do të depozitojmë ditën e martë pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Një padi penale që akuzon shtetasit Gjergji Male, Aleks Male, Arben Kacos Osmani, Flavjo Osmani, inspektorë të sektorit të krimit ekonomik dhe disa individë të tjerë, si grup i strukturuar kriminal, të cilët nëpërmjet një rrjeti kompanish kanë futur në treg dhe kamufluar produkte të veprës penale (tekstin e plotw tw padisw do ta publikojmw tw martwn pasi tw jetw depozituar nw SPAK).
Le të jetë drejtësia, nëse egziston një e tillë ajo që të thotë fjalën e fundit.
A do të futen në treg në formë llaçi e tullash rreth 20 milionë euro me prejardhje kriminale?
- Beteja vijon në Gjykatë!
