I pandehur në dosjen “Veliaj”/ Si SPAK po e gjykon për “çikërrima” dhe po e “amniston” Çim Fushën nga afera 60 milionë euro me Dritan Agollin

Emri i bisnesmenit Shkëlqim Fusha është në listën e të pandehurve në dosjen ku po gjykohet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Një akuzë qesharake ndaj bisnesmenit, e ngritur kryesisht në bazë aludimesh dhe mbi të gjitha aspak proporcionale në raport më aktivitetin e vërtetë të bisnesmenit, i cili shkëlqimin në bisnes nuk e pati hiç me Erion Veliajn, por me Dritan Agollin e Fondit të Zhvillimit.

Megjithatë, sot Shkëlqim Fusha me këtë akuzë qesharake, ka në shpatulla statusin e të pandehurit, e nesër ndoshta “të dënuarit”.

Por për çfarë po gjykohet dhe ndoshta do të dënohet ky bisnesmen? E përmbledhur, si akuza ashtu edhe dënimi i mundshëm janë çikërrima.

Shkëlqim Fusha duhet hetuar dhe ndoshta gjykuar për një mardhënie tejet të dyshimtë personale dhe insitucionale me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Që kur ky i fundit mori postin e Drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kompania e drejtuar nga Shkëlqim Fusha ka fituar mbi 60 milionë euro tendera para publike dhënë me firmë të Dritan Agollit.

Nuk ka asgjë për tu habitur që një kompani merr tendera dhe punë publike, sepse tek e fundit për këtë është themeluar. Por kur raportet personale ndërthuren me lekët e qytetarëve dhe benefitet e ndërmjetmje midis palëve bëhen të dukshme për syrin e publikut, kjo do të thotë që diçka nuk shkon.

Dritan Agolli dhe Shkëlqim Fusha nuk janë thjesht një bisnesmen dhe një zyrtar, por ata janë miq të cilët njëri me inisiativën e bisnesmenit dhe tjetri me firmën e zyrtarit ndajnë miliona euro mes tyre.

Nga kjo mardhënie besimplotë mes dy besimtarëve, duket se nuk ka fituar vetëm bisnesmeni Shkëlqim Fusha. Edhe zyrtari Dritan Agolli, duket se dicka I ka përfituar kësaj miqësie.

 

Dhjetra metra tokë dhuratë Agollit nga Fusha?

Sipas të dhënave të siguruara nga priza.al Shkëlqim Fusha përveç se i njohur për fitimin e dhjetra milionë eurove nga buxheti i shtetit, është i njohur edhe si pronar i miliona metrave katrorë toka në zonën e Lundrës, Farkës si dhe fshatrave përreth. Një pjesë të tokave i ka dhënë për ndërtim e një pjesë tjetër ende të pa zhvilluara. Një nga tokat e Shkëlqim Fushës dhe familjarëve të tij, është buzë autostradës lindore të Tiranës, ngjitur me terminalin e autobusëve të juglindjes. Ose ndryshe, tek rrethrretullimi i TEG. Këtë tokë, një pjesë familja Fusha e dha për ndërtim dhe kompania “Halisof shpk” ndërtoi kompleksin “Sofia Hill Residence”.

Sofia Hill Residence është kufitare me një truall të rrethuar me mur ndarës, dhe nga ana e kompleksit ka një dalje tjetër. Pra ky truall bosh, i rrethuar është vijim i të njëjtit truall ku është ndërtuar Sofia Hill. Pronë e familjes Fusha. Por ky truall sipas burimeve tona është në pronësi të Dritan Agollit.

Prej 4 vitesh, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është pronar i tokës truall zonë për ndërtim, e cila ka qënë e familjes Fusha. Redaksia e priza.al duke mos dashur të aludojë që 55 milionë euro tendera të marra tek Dritan Agolli i FSHZH, Shkëlqim Fusha i “lau” duke i falur Agollit një copë toke që vlen miliona euro, shtrojmë publikisht pyetjet e mëposhtme:

1- E kujt është toka e rrethuar në foto, ngjitur me Sofia Hill Residence?

2- Dritan Agolli apo familjarë të tij, e blenë apo e morën dhuratë?

3- A është deklaruar në ILDKPI nga ana e Dritan Agollit?

4- Çfarë transfertash apo mardhëniesh të tjera pronësie janë ndërtuar mes Shkëlqim Fushës dhe Dritan Agollit?

 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *