20 plumba drejt fëmijëve/ A u ngatërrua shënjestra në Tiranë?

Katër persona u plagosën mbrëmë në një atentat në Tiranë, mes tyre dy fëmijë, djali dhe nipi i pronarit të kompanisë “Pelikani Security”.

20 plumba u zbrazën drejt makinës së tyre. Nga dëshmitë e para por edhe të dhënat e mbledhura nuk rezulton një pistë konkrete.

Kjo ka bërë që policia të mos e përjashtojë lidhjen mes vrasjes që ndodhi në Lezhë vetëm një orë para atentatit në Tiranë.

Në Lezhë u vra babai i Roan Brahimit, armik i Ervis Martinajt. Asnjë i arrestuar. Por policia nuk e përjashton faktin që shënjestra e atentatit në Tiranë të jetë ngatërruar dhe të jetë e lidhur me vrasjen në Lezhë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *