17-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Begaj: Nderim përjetë për burrat dhe gratë që sakrifikuan lirinë

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë.

Begaj nderon mijëra burra dhe gra që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë. Gjithashtu falenderon të gjithë miqtë dhe aleatët që janë në krah.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë!
Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje!
Gëzuar!”, shkruan Presidenti Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *