Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Tiranë. 48-vjeçari Lulzim Visha është vrarë me armë zjarri. Viktima është konstatuar pa shenja jete brenda një automjeti ditën e sotme rreth orës 07:40 në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner të Tiranës. Dyshohet se u vra me silenciator. Në vendin e ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja.
Pista? Ka dyshime për një hasmëri të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë. Para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.
