1 milionë euro klinikë estetike tek rruga e Elbasanit/ Kush është berberi milioner që investon miliona me prejardhje të paqartë në mes të Tiranës?

 

Në një nga pallatet e reja luksoze në rrugën e Elbasanit bie në sy një klinikë estetike e sapo hapur. Luksi ndërthurur me ambientin gjigand dhe me pajisjet më të fundit të teknologjisë tregojnë qartë që kemi të bëjmë me një investim që kalon vlerën e 1 milionë eurove.

Sipas burimeve të redaksisë sonë, pas këtij bisnësi që sipas burimeve tona rezulton në emër të dy zonjave, na dalin pronarët e vërtetë që janë dy bashkëshortët e tyre.

Më saktë, njëri është investitori i vërtetë ndërsa tjetri, një berber me emër në Tiranë, por thjesht një prestanome e të parit.

Redaksia e priza.al, është duke e verifikuar këtë informacion, i cili në rast se rezulton sipas asaj që burimet kanë informuar, është një nga rastet më sfiduese të injektimit të parasë me burim të dyshimtë në treg, dhe më pas pastrimit si bisnes iI ligjshëm në sy të shtetit.

Deri sa informacioni të konfirmohet plotësisht, redaksia është duke verifikuar me imtësi detajet e lëvizjeve financiare të berberit “J.” i cili nuk na rezulton që të ketë potencialin apo mundësinë ekonomike të jetë ortak i një investimi që kalon vlerën e 1 milionë eurove.

Vijon

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *